Greqia përballet ditën e sotme me një zgjedhje jetësore mbi të ardhmen e vendit, me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri i vendit Antonis Samaras mbylli fushatën e partisë së tij Demokracia e Re me një miting në Athinë. Edhe në momentet e fundit të fushatës, Samaras nuk la pa kritikuar ashpër partinë rivale Syriza mbi programin e tyre financiar, si një goditje e fortë ndaj klasës së mesme të popullsisë greke.
Samaras u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve, që të votonin për të qëndruar në Bashkimin Europian pasi askush prej tyre nuk “dëshironte aventura”. “Më e mira po vjen dhe më e keqja është ajo që ne nuk duam të vijë. Ne jemi më shumë, dhe do të shkojmë përpara. Qytetarët ftohen të zgjedhin liderin që do t’i nxjerrë nga kjo periudhë e keqe”, deklaroi Samaras.
/Shqiptarja.com