Greqi, sulmohet komisariati i policisë në Omonia të Athinës, plagosen disa oficerë, digjen makinat (Foto)

Greqi, sulmohet komisariati i policisë në Omonia të Athinës, plagosen disa oficerë, digjen makinat (Foto)

Foto nga vendngjarja

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Omonia të Athinës ku në stacionin e policisë është sulmuar  një autobus policor.

Autobusi policor është sulmuar nga persona të paidentifikuar të hënën mbrëma (pak përpara orës 21:00), të cilët në fillim kanë sulmuar zonën në Omonia dhe pastaj më pas stacionin policor të zonës.

Bëhet e ditur sipas informacioneve të para, se ai ishte një autobus që kontrollonte zonën, dhe i përket ekipit të policisë për qendrën e Athinës, i vendosur në kryqëzimin e rrugëve të C 'Septemvri dhe Veranzero.

Sulmuesit me një ekip prej afro 50 vetash iu janë afruar stacionit të policisë Omonoia, që ndodhej në Rrugën Veranzero, dhe hodhi bomba molotov dhe objekte të tjera kundrejt tyre.

Gjithashtu në përfundim të sulmit agresorët që kishin mbuluar fytyrat e tyre janë larguar nga vendngjarja.   

Mirëpo që nga sulmi i ekipit prej afro 50 vetash, dy policë janë plagosur dhe 4-5 vetura (konvencionale dhe patrulluese) dhe autobusi janë dëmtuar prej tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni