ATHINË, 10 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Probleme të shumta janë krijuar në të gjithë territorin e Greqisë për shkak të përkeqësimit të motit përgjatë orëve të fundit.
Temperaturat polare, reshjet e dëborës, shtrëngatat e shiut dhe erërat e fuqishme kanë bërë që në detin Egje dallgët të arrijnë deri në 10 ballë.
Në Atikë, bora ka zbardhur Parnithan dhe Pentelin. Në këtë bashki nuk do të funksionojnë shkollat si dhe kopshtet e fëmijëve.
Perferia e Atikës ndodhet në gatishmëri të plotë me qëllim që të përballohen nevojat e qytetarëve dhe të mbahen të hapura akset rrugore.
Probleme nga reshjet e dëborës po shënohen edhe në Greqinë e Veriut dhe në Thesali.
Në bashkitë e Kozanit dhe të Follorinës shkollat janë mbyllur të martën, për shkak të temperaturave tepër të ulëta dhe ngricave.
Qarkullimi i mjeteve në shumë akse rrugore po kryhet me zinxhirë.
Erëra të fuqishme po fryjnë në mjaft zona detare, me rezultat krijimin e problemeve serioze në transportin detar.
Sipas Mbrojtjes Bregdetare, nga porti i Pireut nuk funksionojë linjat për në Egjeun verilindor, Cikladet, Dodekanezin dhe Kretën, ndërsa linjat për Argosaronikos bëhen vetëm me anije të mbyllura./ a.jor.










