ATHINE- Trazirat në kampin e përqëndrimit të refugjatëve,të cilët presin riatdhesimin në Amigdhaleza të Greqisë kanë zgjatur mbi katër orë, derisa situata ëshë vënë nën kontroll nga ana e policisë.
Trazirat kanë filluar pas orës 21 të mbrëmjes së të shtunës dhe kanë vazhduar deri pas orës 01.30 të ditës së dielë.
Dhjetë policë janë plagosur, shumë emigrantë klandestinë janë arratisur, ndërkohë që është djegur edhe një pjesë e kampit ku mbaheshin refugjatët.
Trazirat kanë filluar të shtunën në mbrëmje gjatë kohës që po servirej darka, kur refugjatët kanë sulmuar rojet e kampit, duke i goditur me gurë dhe sende të tjera të forta. Ata kanë tentuar të marrin peng disa nga policët, por nuk ia kanë arritur qëllimit.
Refugjatët kanë protestsuar dhe janë revoltuar për shkakun se koha e qëndrimit të tyre në këto kampe është zgjatur me gjashtë muaj më tepër, nga 12 muaj që ishte vendosur është shtyrë për 18 muaj. Klandestinët nga vendet aziatike, afrikane e arabe kanë vënë zjarrin një pjese të kampit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’u shuar zjarret, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë për të shtypur revoltën.
Policia bën të ditur se 10 policë janë plagosur, ndërkohë që nga ana e refugjatëve nuk ka sinjalizime për të lënduar, ndërkohë që burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se një numër jo i vogël refugjatësh janë arratisur nga kampi i përqëndrimit.
Në këtë kamp ruhen në gjendje arresti në pritje të deportimit mbi 2.500 refugjatë, kryesisht aziatikë, arabe dhe afikanë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com