Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe dy grekë, pasi janë kapur duke transportuar 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.
Poseduesit e drogës u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit, ku policia sekuestroi ngarkesën. Ngarkesa e drogës ishte vendosur në një makinë tip furgon, që drejtohej nga një 25-vjeçar, grek. Ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej një shqiptar, 32-vjeç.
Ndërkohë policia arrestoi edhe dy grekë të tjerë që mbështesnin transportuesit e drogës. Po ashtu pas një verifikimi 32-vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

Komente
