Zyrtarë të UNHCR-së shprehen se emigrantët që kanë zbarkuar kohët e fundit në brigjet e Greqisë janë përballur me kushte të turpshme. Kriza e refugjatëve në ishujt grekë të Kos, Kios dhe Lesbos ndodhet në një "kaos total", të papërshtatshëm për strehim, ujë dhe kanalizime.
Kreu i UNHCR Vincent Cochetel gjatë një deklarate është shprehur: Në ishujt e Greqisë sheh njerëz të lodhur, duke përfshirë gra, fëmijë, të mitur të pashoqëruar në kërkim për ushqim ujë strehim dhe informacion se si të procedohet me ta.
Sipas UNHCR rreth 50,000 njerëz kanë mbërritur në Greqi vetëm në muajin korrik. Por nga ana tjetër kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras është shprehur se vendi nuk është në gjendje të përballojë fluksin e emigrantëve, duke i bërë thirrje për ndihmë të BE-së.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com