Ministri i Financave Greke Yanis Varoufakis u takua në një mbledhje për rreth 50 minuta me homologun e tij Britanik, George Osborne, në kuadër të turit në kryeqytetet Evropiane për rinegocimin e borxhit Grek.
Kancelari i Britanisë së Madhe tha se patën një takim konstruktiv dhe paralajmëroi se borxhi Grek “po shndërrohet në kërcënimin më të madh të ekonomisë globale”. Osborne i bëri thirrje ministrit Grek të financave të veprojnë me përgjegjësi dhe se është e rëndësishme që eurozona të ketë një plan më të mirë për punësimin dhe zhvillimin”.
“Ne patëm një diskutim konstruktiv dhe është e qartë se prishja e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Eurozonës është rreziku më i madh për ekonominë globale.”-
Duke theksuar se ky kërcënim rrezikon dhe ekonominë Britanike, sqaroi se duhet të gjendet një zgjidhje kompetente për kaosin. Komenti i Osborne erdhi pak pas thirrjes së presidentit Amerikan, Barack Obama për kompromis, duke theksuar se “duhet një strategji rritje që vendet në krizë të paguajnë borxhet dhe jo ‘shtrydhja’ e tyre”.
Sipas Reuters, më vonë Varoufakis do të takohet me dhjetëra investitorë bankash, ku besohet se ai do të premtojë se do të paguajë borxhin e madh Grek, por pa impakt të dëmshëm në mbajtësit e obligacioneve, veçanërisht ato private.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com