PARIS, 2 shkurt /ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis deklaroi dje në Paris se dëshironte që një marrëveshje globale mbi situatën financiare të Greqisë të arrihej deri në fund të muajit maj.
"Deri në atë kohë, ne nuk do të kërkojmë kredi të reja nga kreditorët e Greqisë", konfirmoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun francez, Michel Sapin.
Parisi ishte etapa e parë e turneut evropian të ministrit grek të Financave, i cili synon për të gjetur mbështetje për lehtësimin e barrës së borxhit grek.
"Ne kemi nevojë për pak kohë për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë për partnerët e Athinës", deklaroi ministri i Financave duke shpresuar që deri në fund të këtij muaji të kenë mbi tryezë propozimet e tyre të detajuara.
"Pas një muaji, ndoshta edhe gjashtë javëve, do të përpiqemi të arrijmë në një marrëveshje", theksoi ai.
Përsa i përket dëshirës së Varoufakis për të shkuar në Berlin, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Financave deklaroi se nuk kishte marrë kërkesë zyrtare nga pala greke në kuadër të një vizite të tillë./
/ec/







