ATHINË - Basti i zgjedhjeve nuk është se cili do të qeverisë Greqinë, por në ç'drejtim do të shkojë vendi për vitet e ardhshme, deklaroi kryetari i PASOK-ut, gjatë një konference shtypi intermediatike.
Venizelos vuri në dukje se pyetja është nëse do të bëjmë një hap përpara për daljen nga kriza dhe memorandumi dhe nëse do të avancojmë në fazën e re dhe normalitet, apo do të bëjmë shumë hapa mbrapa dhe do të humbet gjithçka që u fitua me sakrificat e popullit.
"Pyetja është nëse do të ketë stabilitet dhe progres apo pasiguri dhe regres", nënvizoi Venizelos.
Venizelos tha se qeveria do ta dorëzojë vendin me integritet të plotë më 25 janar dhe se përveç rëndësisë se cili do të jetë i pari apo i dyti në zgjedhje, më shumë rëndësi akoma ka se cila parti do të jetë e treta, që do të marrë mandatin e tretë për formimin e qeverisë dhe që do të luajë rolin e garantuesit të stabilitetit kombëtar e jo qeveritar./ATSH/
/Shqiptarja.com