Greqi, Venizelos në krye të
Partisë Socialiste greke

Greqi, Venizelos në krye të<br />Partisë Socialiste greke
ATHINE- Evangjelos Venizelos, ministri aktual i Financave dhe kandidati i vetëm për drejtimin e partisë socialiste greke Pasok, njoftoi dje në mbrëmje zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie duke pasuar Jorgos Papandreun.

"Një shpresë e re do të lindë sot, ne kemi vendosur besimin për një nisje të re, ne filluam'', theksoi Venizelos, 55 vjeç, gjatë mbërritjes në selinë e Pasokut në qendër të Athinës një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Pa rival, Venizelos e bëri këtë votim për të mbledhur dhe bashkuar Pasokun, që ka regjistruar rënie të lehtë në sondazhe në kuadër të zgjedhjeve legjislative të parakohshme parashikuar për në fund të muajit prill ose në fillim të majit.

''Sipas rezultateve të para në 25 për qind të qendrave të votimit, Venizelos mori 96 për qind të votave, kundër katër për qind të votave të pavlefshme'', theksoi një zyrtar i PAsok për median.

Venizelos përshëndeti pjesëmarrjen mbresëlënëse në zgjedhje dhe falenderoi anëtarët e partisë për mbështetjen e tyre duke marrë parasysh konjukturën e krizës dhe mosbesimin e grekëve përballë socialistëve që qeverisin që prej vitit 2010 dhe kanë ndërmarrë një sërë masash shtrënguese.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre