ATHINË - Gjatë hapjes së fushatës elektorale në Spartë kreu i PASOK, Evangelos Venizelos, para një auditori që kishte mbushur jo vetëm sallën, por edhe rrugët jashtë godinës kritikoi Jorgos Papandreun dhe vendimin e tij për krijuar një parti të re duke marrë parasysh dhe afatin e shkurtër kohor duke shtuar se "PASOK-u jemi ne dhe nuk ia dhurojmë askujt".

Duke iu drejtuar qytetarëve, Venizelos theksoi se nuk kishte alternativë tjetër për shpëtimin e vendit, përveç marrjes së vendimeve dhe masave të vështira. E kuptojmë se i plagosëm njerëzit, mirëpo nuk ekziston alternativë tjetër. Bëmë betejën dhe e mbajtëm vendin në momentet e vështira.

Kryetari i PASOK-ut sulmoi edhe SYRIZA-n, dhe vuri në dukje se është e habitshme që një parti që ka gjasa të qeverisë, edhe tani në fushatën elektorale jep premtime dhe thotë gjëra që janë krejtësisht të pamundura./ATSH/