ATHINË, 10 gusht /ATSH-ANSA/ - Një verifikim gjithëpërfshirës i deklaratave tatimore me llogaritë bankare për periudhën 2000-2012 do të përfundojë në shtator dhe autoritetet që tani kanë vërejtur shumë raste të mospërputhjeve me deklarimet, citohet zëvendësministri grek i Financave, Trifon Aleksiadhis.
"Autoritetet kanë zbuluar individë dhe biznese me miliona në depozita bankare, të cilët kanë deklaruar të ardhurat e tyre vjetore prej 60 000 ose 70 000 euro", deklaron ai.
"Të gjithë do të thirren automatikisht për të shpjeguar se nga vijnë paratë", theksoi zëvendësministri.
"Unë jam duke folur për qindra e mijëra individë dhe llogari bankare", citohet zëvendësministri në gazetën greke "Proto Thema".
I pyetur në lidhje me ndryshimet e mundshme në tatimin e pronarëve të anijeve, Aleksiadhis tha se "pronarët e anijeve greke që kanë dëshmuar në kohë kritike, ndjenjat e tyre patriotike do t'iu duhet që edhe njëherë të provojë se ata e duan vendin".
"Por, nëse ne u bëhemi barrë anijeve më shumë sesa duhet, kjo do të shkojë në favor të anijeve në vendet e tjera evropiane", tha ai.
"Në të njëjtën kohë, ne do të humbasin avantazhin konkurues të vendit tonë si dhe të ardhurat e vlefshme", shtoi ai./ /n.r/ a.jor.