Greqi/ Vodhi naftë në spitalin e Rodos, bie në pranga 44 vjeçari shqiptar

Greqi/ Vodhi naftë në spitalin e Rodos, bie në pranga 44 vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

GREQI Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë në shtetin fqinj, pasi rezulton të jetë një ndër anëtarët e bandës, e cila vodhi 140.000 litra naftë gjatë periudhës 2013-2015 në spitalin e Rodos. Vjedhja është kryer nga një bandë, anëtari i së cilës ishte edhe një shqiptar 44-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Kujtojmë se nga kjo bandë është arrestuar edhe një shqiptare 28-vjeçare dhe një grek 48-vjeçar. Ndërsa drejtësia greke akuzon këta persona, pasi në vitin 2013, ata vodhën një sasi të konsiderueshme nafte nga spitali përmes tubacioneve nëntokësore.

Po ashtu, për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht të moshave 25 dhe 23 vjeç. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve, por policia greke vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër