SELANIK - Drejtësia greke ka liruar të gjithë gardianët e Nigritas që akuzohen për vrasjen e shqiptarit Kudret Kume i njohur edhe me emrin Ilia Kareli. Dy gardianët e fundit që kishin mbetur në qeli janë lënë të lirë sot nga gjykata e Serresit, ku edhe janë zhvilluar masat e sigurisë.

Gjatë seancës së sotme, njëri prej gardianëve u lirua pa kushte ndërsa gardiani i dytë u lirua me detyrimin që të mos dalë jashtë vendit.

Ndërkaq, drejtori i burgut të Nigritas do të dëshmojë pas festës së Pashkëve. Ky i fundit është në  hetim në gjendje të lirë.

Gjatë ditës së djeshme gjykata la të lirë edhe 4 gardianët e tjerë që ndodheshin në qeli. Aktualisht, për vrasjen e Ilia Karelit në datën 27 mars akuzohen 15 zyrtarë të burgut të Nigritas.

Këta të fundit e kanë dhunuar në mënyrë çnjerëzore Karelin duke i marrë edhe jetën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)