Greqi, vriten 2 prej shqiptarëve
të arratisur nga burgu i Trikallas

Greqi, vriten 2 prej shqiptarëve<br />të arratisur nga burgu i Trikallas
GREQI – Policia greke publikon identitetin e dy prej të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallës. Ata janë vrarë pas një operacioni të forcave speciale greke.
 
Dje në mbrëmje në zonën Koniska të prefekturës së Etoloakarnanias, rreth orës dhjetë të mbrëmjes së të martës forcat e policisë kanë identifikuar dy personat të cilët ishin armatosur me armë të rënda.
Kur njësitë speciale të policisë i kanë kërkuar të dorëzoheshin, ata jo vetëm që nuk kanë pranuar, por kanë hapur zjarr me kallashnikovë dhe, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë, dy të arratisurit shqiptarë janë vrarë.
 
Dy personat e identifikuar janë Flamur Lika është arratisur nga burgu i Larisës që prej 25.03.2006 dhe Edison Lika i lindur 04.04. 1988.
 
Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe armatimi i dy personave, dy kallashnikov, 2 pistoleta dhe një granate.
 
Në k Mediat greke kanë njoftuar se sonte rreth 22:00 janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, dy prej pesë të arratisurve shqiptarë të burgut të Trikallas. Ata janë Edison Lika, 25 vjeç dhe Admir Murataj., 41 vjeç.
 
36-vjeçari Mario Kola nuk ishte mes tyre, ai i është bashkuar grupit tjetër prej tre të arratisurish, që ende vërtiten të lirë, pasi u ndanë për t’i shpëtuar “krehjes” së zonës nga policia greke.

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën