GREQI- Një 24- vjeçar është vrarë mëngjesin e djeshëm në qendër të Athinës.

Trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është gjetur në rrugë i mbuluar me gjak nga një kalimtar i rastit në Kypseli.

Mësohet se 24- vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëve të marra.

Sipas mediave greke, mendohet se viktima është goditur me thikë pas një sherri për motive banale.  Por policia po heton edhe mundësitë e 24- vjeçari mund të ishte i përfshirë në grupe të strukturuara kriminale. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)