Greqi/ Zbulohet arsenal armësh dhe plantacion kanabis në Janinë, arrestohen dy grekë dhe një shqiptar

Greqi/ Zbulohet arsenal armësh dhe plantacion kanabis në Janinë, arrestohen dy grekë dhe një shqiptar

Armët dhe droga e sekuestruar në Greqi

GREQI- Një plantacion me fidanë kanabis është zbuluar në një zonë malore dhe të pyllëzuar në fshatin Krapsi në Janinë, ku gjatë kontrollit më pas u gjet një arsenal armësh dhe si rezultat rënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar.

Pas aksionit policor të organizuar, pasditen e së mërkurës janë arrestuar dy grekë, një 52-vjeçar dhe një 29-vjeçar si dhe një shqiptar 50-vjeçar të cilët akuzohen për kultivimi droge dhe shkeljet e legjislacionit për armët.
Gjatë kontrollit u gjetën 47 fidanë kanabis, pajisje të cilat i përdoronin në funksion të mirëmbajtjes së tyre. U gjetën 5 armë të llojit kallashnikov, 6 pushkë gjuetie, 1 armë zjarri e llojit pistoletë, armë këto të cilat u gjetën në shtëpinë dhe kafenenë në pronësi të 52-vjeçarit grek.

Gjithashtu,policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata, 7 detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë, 3 bajoneta, 2 thika, 2961 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 10 karikatorë dhe një shumë prej 1710 eurosh. Aktualisht policia greke po vijon hetimet për ketë çështje.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës