GREQI-Një shqiptar ka gjetur vdekjen, pasi magazina ku po punonte u përfshi nga një zjarr i madh.
Viktima 45-vjeç, po punonte si saldator bashkë me dy persona të tjerë në depot e një kompanie të frigoriferëve në Volos, e cila u përfshi nga flakët.
Zjarri ra gjatë saldimit, ndërsa muret frigoriferike morën flakë menjëherë duke mos i lënë kohë shqiptarit që të dalë, ndërsa dy të tjerët u larguan me shpejtësi duke shpëtuar.
Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën kishte disa vite që jetonte me familjen në vendin fqinj, ndërsa kishte tre fëmijë.
Komento