Greqia 25 vite burg secilit shqiptar
të 'bandës së kallashnikovit'
Aleksandër Pepa, Ermir Meta, Ervis Meta, Enea Pano, Sokrat Meniko, (në foto) që u arrestuan në tetor 2011 së bashku me një shtetas grek, u bënë të njohur si “Banda e grabitësve me kallashnikov” dhe ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Atikës.
ATHINE - Gjykata e shkallës së parë të Athinës ka shpallur dënime të rënda për 5 shtetas shqiptarë të arrestuar në tetor të vitit 2011 në Greqi, me akuzën për krijimin e organizatës kriminale, grabitjes, përdhunimit, dhe armëmbajtjes pa leje. Pasi janë mbajtur për gati një vit në burg, gjykata ka shpallur vendimin për 5 shqiptarët.
Gjykata ka dënuar me nga 25 vjet burg, secilin nga 5 nga të arrestuarit shqiptarë, që është dënimi maksimal që mund të jepet nga gjykatat greke për këto akuza. I gjashti u shpall i pafajshëm dhe një tjetër person është ende në kërkim.
Aleksandër Dhimitër Pepa, lindur në 1990, Ermir Bilbil Meta lindur në vitin 1991, Ervis Bilbil Meta lindur në vitin 1996, Enea Andon Pano lindur në vitin 1987, Sokrat Jorgji Meniko lindur në vitin 1989,
(në foto) që u arrestuan në tetor 2011 së bashku me një shtetas grek, u bënë të njohur si “Banda e grabitësve me Kallashnikov” dhe ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Atikës (Glifadhë, Iliupoli, Alimo, Argjiroupuli, Koropi, Paleo Faliro, etj).
Policia ka vërtetuar 45 grabitje të armatosura që këta adoleshentë kishin kryer si edhe 14 automjete që ata i kanë vjedhur e përdorur për largimin e tyre. Ndërkohë mendohet se disa nga automjetet e vjedhura janë çmontuar për t'u shitur si pjesë këmbimi në ofiçina të ndryshme të Athinës.
Vetëm gjatë një grabitjeje të armatosur në një argjendari ata kanë grabitur flori me verë 80.000 euro. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën 3 armë automatike tip Kallashnikov, karikatorë me fishekë, plumba, predha, një pistoletë, 3 nga makinat e vjedhura, çelësa makinash, sasi të vogla hashashi, shkopinj gome, thika, telefona celularë etj. Sipas policisë ekzistojnë raste, kur ata pasi kanë grabitur, kanë abuzuar seksualisht me femrat që gjendeshin në shtëpi.
Ndërkohë mbrojtja është rezervuar për të drejtën e apelimit ndaj këtij vendimi, i cili është maksimal, për prova, të cilat janë të dyshimta.
(Shqiptarët e dënuar sot në Athinë)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
40%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 30
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Bypass i Murrizit i mbyllur, hapet Qafë Thana! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57