BRUKSEL - Eurodeputeti i “Demokracisë së Re”, Jorgos Kumutsakos, ka kërkuar një interpelancë në KE, që të dënojë ngjarjet e ndodhura në Përmet, duke pyetur në se do të përfshihen ato në raportin vjetor për ecurinë e Shqipërisë, vend që kërkon të integrohet në BE.
Jorgos Kumutsakos, që ka qenë për shumë vjet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, thekson se një ditë pas festës së madhe fetare të ortodoksisë, asaj të Shën Mërisë, kanë ndodhur incidente të dhunshme, vandalizma dhe akte sakrilegji në kishën e Shën Mërisë, në qytetin e Përmetit, transmeton TCH.
Eurodeputeti grek ka bërë pyetje të specifikuar për incidentet e reja, sipas tij, që janë ripërsëritur të hënën, më 19 gusht, midis policisë shqiptare, klerikëve dhe besimtarëve të krishterë, ndërsa më pas është qëlluar me gurë, në mënyrë të dhunshme, edhe Konsullata greke e qytetit të Gjirokastrës.
Duke iu referuar pikërisht provokimeve, sipas tij, ndaj ortodoksëve të Përmetit dhe ecurisë europiane të Shqipërisë, Kumutsakos kërkon nga KE të përgjigjet nëse është informuar, jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, për këto ngjarje dhe se a do dënojë këto veprime.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com