Greqia, Bushati:Çështjet zgjidhen
me frymë evropiane, jo kërcënime

Greqia, Bushati:Çështjet zgjidhen<br />me frymë evropiane, jo kërcënime
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se çështjet e mbartura me Greqinë duhet të diskutohen dhe të zgjidhen në bazë të frymës europiane dhe jo përmes kërcënimeve.
 
Sipas tij Shqipëria do të vijojë të kultivojë politikën e fqinjësisë së mirë dhe të adresojë çështjet e mbartura nga e kaluara.
 
Shqipëria ka shfaqur hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum”tha ai.
 
Gjatë javës së fundit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tensionuar shumë. Shkak u bë projekti për shëtitoren e Himarës ku parashikohet që të shemben 19 banesa, por që solli reagimin e ashpër të Greqisë, ndërkohë që Shqipëria u përgjigj se Athina nuk mund të ndërhynte në punë e brendshme.
 
Ndërsa kryeministri Rama përmes postimit të një gravure në faqen e tij shprehej se Akropoli u shpëtua nga një shqiptar duke sjellë reagimin e ashpër të grekëve.
 
Situata precipitoi me thirrjen e ambasadorëve të dy vendeve në Tiranë dhe Athinë, ndërsa Rama deklaroi dje në Kuvend se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës dhe të njohë pronat e çamëve.
 
Gjatë konferencës me homologun Ukrainas, Pavlo Klimkin, Bushati u pyet edhe nëse mund të hiqen paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por ky krahasim sipas ministrit është i pavend.
 
Të barazosh këto dy situata është sikur të krahasosh mollën me portokallin, prandaj nuk duhet të ketë asnjë dyshim apo tulatje nga propoganda që mund të vijë” tha ai.

Ministri Bushati priti këtë të premte homologun ukrainas, me të cilin u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit me mes vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social