Greqia dhe Italia ‘nën pushtetin e ujit’, shiu më i dendur që Europa ka parë prej vitesh

Pas një vere të nxehtë dhe një fillim vjeshte të ngrohtë, duket se tani moti është “veshur me karakteristikat” tipike të tetorit, duke shndërruar në lumenj rrugët e qyteteve helene dhe italiane.

Për shkak të shiut të dendur që ka filluar prej mbrëmjes së djeshme, pasojat më të rëndë kanë “goditur” ishujt grek, Korfuzin dhe Pakson.

Rrugët dhe trotuaret janë bërë të pamundura për t’u kaluar nga këmbësorë dhe automjete duke bërë që sot të merrej vendimi nga ministria e Arsimit për pezullimit e mësimit në të gjitha shkollat e zonave të prekura nga moti i keq.

Problematike është bërë situata edhe në aeroporte për shkak se avionët nuk mund të ulen dhe të ngrihet, si pasojë e shiut dhe erërave të forta.

Reshjet e vrullshme dhe të dendura ditën e sotme në Itali, në pjesën veriperëndimore të saj, po thyejnë rekorde që Evropa nuk i ka parë më parë pasi shiu arriti deri në 742 milimetra për 12 orë.

Provinca e Gjenovës në Itali, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe bregdetin e thyer, u bë epiqendra e shirave ekstremë më të fundit.

Vetëm disa kilometra në lindje, reshjet e mëdha të shiut përmbytën edhe qytetin Vicomorasso, pasi mbi 180 mm shi kanë rënë për vetëm një orë, sipas një organizate që dokumenton ngjarje të rëndësishme përmbytjesh nga e gjithë bota.

Megjithëse situata për sa i përket motit paraqitet kaotike, dëmet deri më tani fatmirësisht kanë qenë vetëm materiale.

Këto norma ekstreme të reshjeve po bëhen më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit. Sipas raportit të OKB -së mbi ndryshimet klimatike, "frekuenca dhe intensiteti i ngjarjeve të reshjeve të mëdha janë rritur që nga vitet 1950 mbi shumicën e sipërfaqes tokësore".

Përmbytjet vdekjeprurëse gjithashtu u bënë titujt kryesorë në mbarë botën këtë verë, duke përfshirë përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në të gjithë Evropën Perëndimore, pasi shiu i dendur ka përmbytur rrugët e shumë qyteteve në Belgjikë dhe Gjermani.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë