Greqia dhe Turqia në 'flakë' , bashkojnë forcat pavarësisht tensioneve! Mitsotakis: E keqja ende nuk ka kaluar

Turqia e Greqia duket se kanë bërë një hap pas në tensionet e tyre të përhershme dhe janë solidarizuar me njëra-tjetrën për zjarret që kanë rënë në dy vendet që lag Egjeu. Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka telefonuar homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu teksa janë pajtuar t’i ofrojnë ndihmë njëri-tjetrit.

Pothuajse gjysma e Greqisë është nën pushtetin e flakëve që kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë, shtëpi, makina. Vatrat më të mëdha të zjarrit ishin në Atikë, Evia dhe Ilia ku mijëra banorë duhej të evakuoheshin. Qytetarët u zgjuan nga frika, pasiguria, por edhe dëshpërimi duke i pushtuar. Në foto, disa njerëz mund të shihen në ujë, ndërsa të tjerët shikojnë skenën e makthit me flakët …

E si për ironi të fatit, në kohën kur po mbahen lojërat olimpike, banorët e fshatrave pranë vendit të Lojërave Olimpike të lashta në Peloponezin perëndimor, të cilët zgjodhën të mos evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, ndihmuan ekipet e urgjencës të luftonin zjarret gjate natës.

Pas një beteje të gjatë zjarrfikësit duket se kanë shpëtuar Olimpinë e lashtë dhe thesaret e lashta janë jashtë rrezikut.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një dalje për mediat u shpreh se e keqja ende nuk ka kaluar, pasi priten erëra të forta perëndimore në shumë zona të vendit. Mitsotakis u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e evakuimit dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Më shumë se 150 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë që nga e marta, edhe në Turqinë fqinje ende vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.  Turqia prej më shumë se 10 ditësh është në luftë me flakët. Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve raportoi se 196 nga 208 zjarret që u shfaqen mes 28 korrikut dhe 6 gushtit  janë vënë nën kontroll.

Temperaturat e larta dhe erërat dyshohet të jenë shkaktarët kryesorë te zjarreve, ndonëse në Turqi disa persona janë arrestuar për zjarr vënie te qëllimshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Zjarret në Greqi, shënohet viktima e parë! Vullnetari, humbi jetën në betejë me flakët

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Greqi.  Personi që ka humbur jetën është një zjarrfikës vullnetar 38-vjeçar i cili u pranua më herët në një gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm të KAT. 

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ai mori një goditje në kokë nga rënia e shtyllës së energjisë elektrike.  

Zjarret në Greqi, vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, të nxitura në veçanti edhe më shumë nga erërat e fuqishme.

Zjarret në Afidnes, Ippokratio Politia dhe Kryoneri kanë përfshirë shtëpitë, bizneset dhe makinat.

Ndërprerjet e energjisë po ndodhin kudo, ndërsa ka mungesa të theksuara të furnizimit me ujë.  

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja