Greqia dhe Turqia në luftë me zjarret! Zjarrëfikësit shpëtojnë vendin e Olimpit

Përballja e autoriteteve greke me zjarret ka vazhduar edhe për të tretën ditë radhazi, ndërkohë që autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e popullsisë në një ishull pranë Athinës ditën e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë luftuar për vënien nën kontroll të flakëve pranë vendit të Lojërave Olimpike në Peloponezin perëndimor.

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e forta kanë ndezur më shumë se 150 zjarre në zona të ndryshme të vendit ditët e fundit, ndërkohë që edhe në Turqi dhe në Itali përpjekja për të shuar flakët vazhdon.  

Më shumë se një duzinë fshatrash janë evakuuar në ishullin Evia që nga e marta, me rreth 85 njerëz të shpëtuar me anije nga një plazh.  Ndërkohë që prej ditësh qielli në Athinë ishte errësuar.

Ndërkohë që edhe në Peleponez dy fshatra u evakuuan pasi një zjarr u ndez pranë zonës arkeologjike të Olimpiadës së lashtë. Pas një beteje gjatë gjithë natën me flakët, zjarrfikësit duket se kanë arritur të shpëtojnë vendin e Olimpit të Lashtë, me thesaret e lashta jashtë rrezikut.

Vendi, ku flaka Olimpike fillon udhëtimin e saj drejt qytetit që pret Olimpiadën moderne, është një nga atraksionet turistike më të njohura të Greqisë.

Ndërkohë që në Turqi lufta kundër zjarreve ka hyrë në ditën e 9, deri më tani, 172 zjarre janë vënë nën kontroll dhe shuarja e zjarrit në 15 pika vazhdon.

Në sajë të ndërhyrjes së trupave të zjarrfikësve në kohë u arrit që të mbrohen njësitë kryesore të termocentralit të thëngjillit Kemerkoy në pjesën jugperëndimore të vendit.

Punëtorët në termocentral dhe zonat e afërta të banimit u evakuuan përmes një anije detare të marinës ndërsa erërat e forta shtuan flakët.  Ambientalistët kanë thënë se ishin të shqetësuar për ndikimin nëse zjarri përhapet në njësinë e magazinimit të thëngjillit të uzinës.

Tetë persona janë vrarë në më shumë se 174 zjarre që kanë shpërthyer javën e fundit, më të rëndat në historinë e vendit. Mijëra turq dhe turistë të huaj janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe hotelet pranë brigjeve të Egjeut dhe Mesdheut.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s