Greqia do ta kishte kapërcyer sot krizën, nëse në pranverë 2010 kishte falimentuar dhe kishte dalë nga eurozona”, pretendon ekonomisti gjerman, president i institutit të këekimeve ekonomike Ifo, Hans Werner Zin, në intervistë për gazetën Die Welt.

Ai shprehet në favor të një unioni monetar të hapur, prej nga shtetet mund të dalin përkohësisht dhe të kërkojnë ndihmë tranzicionale me plane të tipit “Marshall”.

“Gurët që po hedhin kundër nesh do të bëhen më të mëdhenj për sa kohë vazhdon politika aktuale”, deklaron Zin, duke iu referuar përgjegjësive që i atribuohen Gjermanisë për situatën në vendet me borxhe të mëdha, dhe shton: “Ishte gabim i madh që shkelëm marrëveshjen e Maasticht-it dhe e mbajtëm Greqinë në euro me kredi publike që i korrespondnojnë 160% të GDP dhe që nuk do të shlyhet kurrë.

Kjo ndihmoi bankat tona dhe ato franceze, si dhe disa pasanikë në Greqi, mirëpo për popullin do të thotë vetëm papunësi dhe përgjithsësisht vështirësi. Greqia do të kishte dalë tani nga kriza nëse kishte falimentuar në pranverë 2010 dhe kishte dalë nga euro.

Zin vlerëson gjithashtu se ajo që Gjermania po lejon sot të ndodhë në Greqi është “një katastrofë për njerëzit aty”, dhe vë në dukje se populli konsideron përgjegjës gjermanët, megjithëse ata japin pjesën më të madhe të parave.

“Kjo politikë na bën më të varfër dhe njëkohësisht na paraqesin përherë e më shumë me simbolet naziste”, deklaron dhe paralajmëron se “po të shtohen vështirësitë në vendet më të mëdha, nuk do të mundim gjithsesi të vazhdojmë politikën që po aplikohet në Greqi, për shkak të mungesës së kapitaleve”.


(a.s/v.gj/shqiptarja.com)