Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon, Klosi: Lëvizja e lirë në kufi, në zbatim të masave anti-COVID

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon, Klosi: Lëvizja e lirë në kufi, në zbatim të masave anti-COVID

Minsitri i Turizmit Blendi Klosi

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Kjo u bë me dije nga Minsitri i Turizmit Blendi Klosi, pas zhvillimit të një takimi me homologun grek, Haris Theocharis.

Me një postim në Twittr, Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID

"Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t'i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit", shkruan Klosi.

Megjithatë nuk është sqaruar ende se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë dhe as nëse udhëtarët do të duhet të kenë tampon negativ për të kaluar kufirin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë