Greqia drejt zgjedhjeve të reja
SYRIZA dhe një ditë afat për qeverinë

Greqia drejt zgjedhjeve të reja<br />SYRIZA dhe një ditë afat për qeverinë
ATHINE- Shanset që lideri I Syrizës, Aleksis Tsipras të formojë një qeveri uniteti në Greqi duken më të largëta se kurrë. Tsipras nuk ka arritur dot të bindë dy partitë e mëdha PASOK dhe Demokracia e Re për të formuar një koalicion qeveritar. Tashmë te cdo grek është formuar bindja se e vetmja zgjidhje për Greqinë janë zgjedhjet e reja që sipas afateve kushtetuese duhet të mbahen muajin e ardhshëm.

Tsipras po shkon drejt dështimit të formimit të një koalicioni jo vetëm me partitë e mëdha,  por dhe me partitë e tjera të majta greke, pasi nuk pati sukses t’i bindte ata për të mbështetur përpjekjet e tij në formimin e një administrate për të sfiduar kushtet e Trojkës- shkruan në numrin e sotëm e përditshmja greke “Kathimerini”

Vendimi i liderit të Syrizës për të refuzuar marrëveshjen e kredisë me BE dhe FMN shkakoi reagim të fuqishëm dhe të menjëhershëm të PASOK dhe Nea Demokracisë

SYRIZA ka arritur një rezultat surprizë në zgjedhje me 16.78% të votave. Tsipras mendon se për të krijuar qeverinë nuk do ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të mëdha dhe të mundesojë formimin e një administrate që mund të funksionojë për pak kohë edhe vetëm me 120 deputetë në Kuvend dhe jo me 151. Por një qeveri e tillë do jetë e rrezikuar në cdo seancë votbesimi.

KUSHTET E SYRIZËS PER KOALICION
Aleksis Tsipras përcaktoi disa kushte për marrëveshjet me partitë politike:
1- Anulim të menjëhershëm të kushteve të memorandumit BE-FMN
2- Ndryshime në sistemin zgjedhor duke futur përfaqësimin proporcional
3- Shqyrtimin publik të gjendjeve në banka
4- Formimin e nje komiteti për inspektimin e borxhit

Burimet e së përditshmes greke “Kathimerini” bëjnë të ditur se Tsipras do t’i dërgojë letër presidentit të KE Hose Manuel Barroso, Presidentit të KiE Herman Van Rompuy dhe shefit të BQE Mario Draghi ku do t’u tregoje nënshkruesve të marrëvëshjes me Greqinë, BE dhe FMN se kushtet e planit të tyre nuk mund të zbatohen përsa kohë vota e grekëve refuzoi dy partitë greke nënshkruese PASOK dhe Demokracia e Re.
Tsipras u kërkoi dy liderve kreut të ND liderit Antonis Samaras dhe Venizelos së PASOK-ut për të informuar huadhënësit se kushtet e planit nuk mund të zbatohen për shkak të rezultatit të zgjedhjeve.
Ky qëndrim i Tsipras nxiti reagimin e menjëhershëm të Samaras sipas të cilit kreu i SYRIZE-s po rrezikon anëtarësimin e Greqisë në eurozonë.

"Z. Tsipras, me deklaratat e tij po bën gjithcka mundet që mos formojë një qeveri. Nuk mund të vë firmën time për shkatërrimin e Greqisë", u shpreh Samaras.
Udhëheqësi konservator tha se partia e tij do të jetë e përgatitur për të mbështetur një qeveri të pakicës , për sa kohë që ajo siguron pozitën e vendit në eurozonë dhe interesin e saj kombëtar.
 Por, tha ai, deklaratat e liderit majtist nuk lënë më asnjë dyshim, ai nuk ka ndërmend në ruajtjen e identitetit evropian të Greqisë dhe të ardhmen e vendit tonë duke zbuluar një arrogancë të pabesueshme, u shpreh Samaras.

Nga ana tjetë edhe kreu i ND Venizelos deklaroi prerë se pozita e tij për mbajtjen e Greqisë në euro është  e panegociueshme”
Tsipras u takua dje me liderin e së Majtës Demokratike Kouvelis Fotis, i cili tha se do të mbështesë SYRIZËN nëse ajo arrin të formojë një qeveri shumice. Të Gjelbrit hodhën poshtë propozimet e Tsipras duke argumentuar se nuk ka asnjë plan të qartë për daljen e vendit nga kriza.

Pritet Tsipras të ketë një takim përfundimtar më liderin e PASOK Venizelos për të arritur ndonjë marrëveshje, për të cilën ka kohë deri të enjten. Nëse kjo nuk arrihet i takon Presidentit Papulias të thërrasë në takim liderët e partive politike në përpjekjë për të ndërmjetësuar një marrvëshje.
Nëse kjo dështon, atëherë do ngrihet një qeveri e përkohshhme deri në zgjedhjet e reja.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës