Dosja në SPAK/Skandalet e Vojo Bregut me dhënien e tokave shtetërore me qira te ‘Bujqësia’, si u shmangën kontrollet dhe mbledhja e të ardhurave

Dosja në SPAK/Skandalet e Vojo Bregut me dhënien e tokave shtetërore me qira te ‘Bujqësia’, si u shmangën kontrollet dhe mbledhja e të ardhurave

Vojo Bregu

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Vojo Bregu, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën që ky dikaster drejtohej nga Edmond Panariti, qëndron në qendër të skandalit të abuzimit me tokat bujqësore shtetërore. Sipas raportit të përgatitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, firmosur nga Bujar Leskaj dhe dosjes në SPAK, Vojo Bregu rezulton se ka abuzuar, duke dhënë në mungesë të plotë transparence, “miqve” të tij tokat bujqësore.

Nga auditimi i procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në administrim të Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural rezulton se në kundërshtim me të gjitha procedurat dhe në mungesë të plotë të transparencës kanë kaluar në përdorim të njerëzve të privilegjuar të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të asaj kohe Vojo Bregu dhe ministrit Panariti. Bëhet fjalë për sipërfaqe të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Më konkretisht, 926.55 ha tokë në pronësi shtetërore në komunat Buçimas, Çërravë dhe Udenisht,  926.55 ha në fshatin Vojnik në Maqellarë të Dibrës, 21.4 ha, zona kadastrale 1323, fshati Buronjë, Delvinë si dhe një sipërfaqe tjetër  21.4 ha, nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore të institucioneve të varësisë, kanë kaluar në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Bujqësisë, për t’u dhënë me qera.

Nga kontrollet e KLSH-së ka rezultuar se listat e këtyre tokave bujqësore të përcaktuara për qiradhënie nuk rezulton të jenë të shoqëruara me referencë të karakteristikave të sipërfaqeve të ofruara, me të njëjtat kritere të zonave, vendndodhjen e tokave objekt qiradhënie e aq më shumë për cilësitë dhe përshtatshmërinë e tyre në lidhje me një ose disa aktivitete bujqësore të caktuara, pasi transparenca e munguar ka sjellë garë të kufizuar për projektet e zhvilluara.

Pavarësisht rekomandimit të KLSH-s në auditimet e mëparshme, nga ana e Ministrisë së Bujqësisë nuk pati asnjë reagim, falë edhe mbrojtjes politike dhe direkte të Vojo Bregut me Monika Kryemadhin. Ndryshe sa nga kërkohej nga ligji dhe nga rekomandimet e KLSH-së aso kohe që drejtohej nga Bujar Leskaj, sot kandidat i PD-së në Vlorë, Ministria e Bujqësisë nuk ngriti një strategji konkrete të zhvillimit të tokave që administrohen prej saj dhe as ndonjë plan zhvillimi sektorial bujqësor sipas karakteristikave bujqësore zonale, bazuar në parimin e transparencës dhe barazinë për çdo investitor dhe palë të interesuar për tokat që gjykon se duhen rivitalizuar.

Favorizimi me qiratë e tokave

Krahas dhënies së tokave në favor të disa individëve të privilegjuar, nga kontrollet është vënë re dhe mosmbledhja e detyrimeve që i takon shtetit, pasi janë shmangur kontrollet periodike dhe verifikimet.

Më konkretisht nga verifikimet në dokumentacionet e Ministrisë së Bujqësisë rezulton se nuk janë kryer monitorime për verifikime në vend apo kontrolle periodike sipas nenit 6, pika 5 shkronja “a” e cila parashikon se “…Në rast se në përfundim të vitit të tretë konstatohet se qiramarrësi ka realizuar jo më shumë së 20% të investimeve kapitale të parashikuara, qiradhënësi ka të drejtë të kërkojë prishjen e kontratës dhe sekuestrimin e garancisë”, shkronja “b” parashikon se “…në rast se në përfundim të vitit të pestë konstatohet që Qiramarrësi nuk ka realizuar 70% të totalit të investimeve kapitale të parashikuar, qiradhënësi ka të drejtën e vendosjes së një gjobe, e cila llogaritet në masën 2% të vlerës së investimeve kapitale të pakryera, për çdo vit vonesë..”.

Nga auditimi i dokumentacionit financiar dhe databasa e ndërtuar në funksion të arkëtimit të të ardhurave nga qiradhënia e tokave, konstatohen debitorë në arkëtimin e qirave vjetore në vlerën në total 69,998,219 lekë me TVSH (për vitin 2017 në vlerën 31,702,258 lekë, dhe për vitin 2018 në vlerën 38,295, 961 lekë) për vitin 2017 në vlerën 31,702,258 lekë, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit me para që shumë mirë mund të shkonin për makineri bujqësore apo hidrovore.

Toka kompanisë që e konsultonte vjehrri

Më 17.01.2015, në kohën që ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti i LSI-së, hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira prej 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier. Dhe pikërisht më 17 janar dhe fiks në orën e përcaktuar 10:00, investitorët norvegjezë të “Farm Albania” ndodheshin në sallën e hapjes së ofertave për të prezantuar projektin. Investimi i tyre kishte një vlerë 20 milionë USD.

Por, me një vendim të dyshimtë, investitorët norvegjezë, të cilët ishin të vetmit në sallën e ofertave, njoftohen për një shtyrje të orarit të hapjes së ofertave për në orën 14:00,  për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore.

Në orën 14:00, shfaqet befas, si një rrufe në qiell të hapur, Muhammad Obaidul Karim, me kompaninë “Agri Product Europe”, e cila shfaq interes për të njëjtën pronë. Kompania nuk ishte dëgjuar më parë dhe as që kishte pasur kontakt me Ministrinë e Bujqësisë. Dhe Muhammad Obaidul Karim del fitues, pa projekt, pa kapacitet financiar dhe në mënyrë të rrufeshme.

Për çudi, kjo kompani del fituese pa prezantuar asnjë projekt konkret në momentin e vlerësimit të ofertave. Por, përtej shkeljeve dhe zvarritjeve proçeduriale që u bënë, ka edhe një tjetër detaj, që është një konflikt i pastër interesi. Në atë kohë, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë ishte Vojo Bregu, dhe “rastësisht” kompania që u shpall fituese kishte si konsulent jurdik avokatin B. N., i cili punon pranë studios ligjore në pronësi të vjehrrit të Vojo Bregut. Për më tepër, më parë kjo studio ligjore drejtohej nga vetë Vojo Bregu.

Abuzime me tenderat

Në dosjen me 500 faqe që është në duart e SPAK, dalin në pah abuzimet e Bregut edhe në disa tendera duke shpërdoruar hapur detyrën dhe shkelur barazinë, për privilegjuar në mënyrë të padrejtë “miqtë”. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negocimi pa shpallje paraprake dhe fond deri në 525 milionë lekë pa tvsh, kur zakonisht procedura të tilla zbatohen vetëm për tendera me vlerë deri në 50 mijë dollarë. Më konkretisht, rezulton se në vitet 2014, 2015 dhe 2016, lekët e akorduara nga Ministria e Bujqësisë për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi dhe karkalecave në ara, përfundonin tek “miqtë” e Vojo Bregut.

Në dosjen e SPAK thuhet se nga tenderat e bëra nga Vojo Bregu rezulton se në të gjitha procedurat është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arli International” dhe “Genap Group” në kundërshtim me ligjin pasi rezulton se ka mosplotësim nga operatori si mungesë eksperience, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesa të punonjësve të kualifikuar dhe mosdorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm si vërtetim i bilanceve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarzani: 17/03/2021 06:44

    Po nuk e din ky IDIOT se emri Vojo esht emer pa fat e te con për skrap. Behu tashi deshmor i LSI.

    Përgjigju
  • robi: 16/03/2021 19:50

    Te gjithe kandidatete e Nafije fallxhores se leshitlikes jane Vojo Bregsa dhe Miranda Rirsa superhajdute. Sa me pare per skrap keto monstra te sektit naziskin te leshelise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë