Greqia ka shprehur interesim për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, bëri të ditur sot KosovaPress.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u takua sot me Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Constantina Asanassiadou.
Gërxhaliu tha se ka prioritet bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit dhe më gjerë.
"Avancimi i këtij bashkëpunimi me Greqinë është më se i nevojshëm nga fakti që Greqia ka potenciale të shumta dhe partneriteti me kompani nga ky shtet mund të jetë mundësi edhe për mbështetje nga BE -ja dhe donatorët e tjerë. Pozita gjeografike e të dyja shteteve na mundëson një bashkëpunim të mirëfilltë ekonomik dhe ne si Odë Ekonomike dëshirojmë të avancojmë dialogun dhe partneritetin konstruktiv me qëllim eliminimin e barrierave, përafrimin e interesave të komunitetit të biznesit dhe krijimin e efekteve pozitive për të dyja palët", tha ai.
Ndërsa, Ambasadorja Asanassiadou tha se bashkëpunimi ekonomik është mundësia më efektive për përafrimin e interesave mes shteteve.
Sipas saj, "ekzistojnë potenciale të shumta për avancimin e këtij bashkëpunimi dhe ambasada do të jenë në mbështetje të këtyre proceseve".
/Shqiptarja.com