Greqia eviton falimentimin
arrin marrëveshjen për borxhet

Greqia eviton falimentimin<br />arrin marrëveshjen për borxhet
ATHINE-  Greqia thotë se ka marrë mbështetjen e duhur për të bërë të mundur shkurtimin e borxhit që do ti mundësojë dhe marrjen e paketës së re të shpëtimit, duke evituar dhe falimentimin.

Ministria e Financave greke deklaroi se 85,8% e mbajtësve të borxhit grek, dhe 69% e mbajtësve ndërkombëtarë të borxhit të deritanishëm, kanë pranuar projektin.që të marrin pjesë në marrëveshjen për këmbim të borxheve.

Greqisë i duhej minimum 75% e marrëvshjes me qëllim që të fitoj qasje te ndihma e re financiare ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh dhe të evitonte shpalljen e falimentimit.

Kështu me shumicën dërrmuese që mbështet Athinën, ajo tashmë mund të imponojë edhe kreditorët e pabindur të reduktojnë borxhin me 53 për qind të vlerës së bonove të tyre.

Marrëveshja eviton shpalljen e falimentit për Athinën zyrtare, pasi në rast se nuk do të arrihej kjo marrëveshje, qeveria nuk do të merrte asnjë cent nga FMN dhe BE në paketën e re të shpëtimit.

Sipas marrëveshjes, pronarët privatë të aksioneve greke kanë pranuar humbjen në vlerë prej 53.5%. Pritet që kjo masë ta zvogëloj borxhin e Greqisë për 107 miliardë euro.

"Ky është një moment historik për këmbim shumë të suksesshëm të obligacioneve. Kjo mundëson qasje drejt stabilizimit të ekonomisë greke dhe drejt arritjes së rritjes", deklaroi zëdhënësi qeveritar Pandelis Kapsis.

FMN MBLIDHET ME 15 MARS, KRIZA U EVITUA
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard deklaroi se ajo beson se rreziku për krizë të re në eurozonë, tash për tash, është evituar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi dje se këshilli i tij drejtues do të shqyrtonte më 15 mars huanë e re për Greqinë, njoftoi agjencia greke e lajmeve, AMNA.
"Kjo varet nga zbatimi i masave të domosdoshme nga autoritetet greke dhe marrja e besimit të plotë për financim duke përfshirë edhe marrëveshjen për ristrukturimin e borxhit, i mbajtur nga sektori privat", theksoi zëdhënësi i fondit, Jerry Rice.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike