Greqia më në fund do të çelë kufirin me Shqipërinë në datë 1 korrik. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas i cili në një dalje të fundit konfirmon vendimin e marrë prej qeverise greke për çeljen e kufirit tokësor me Shqipërinë.

Pak ditë më parë një anëtar i kabinetit qeveritar grek përjashtoi mundësinë e hapjes së kufirit si pasojë e rritjes se numrit të të infektuarve me Covid 19 në Shqipëri por deklarata e sotme vjen pas reflektimit nga ana e ekzekutivit grek.

Rritja e rasteve me COVID-19 në vendin tonë, bëri që më herët autoritete greke të deklaronin se kufiri nuk do të hapej më 1 Korrik, por sot qeveria vendosi hapjen e kufijve tokësor me Shqipërinë.

Kjo deklaratë u bë më parë nga ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias, ku sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri.Në fillim Greqia kishte planifikuar më 15 qershor të hapte kufijtë duke e shtyrë atë më 1 korrik