Athina heq dorë nga vetoja? Media greke: Pranon nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

Athina heq dorë nga vetoja? Media greke: Pranon nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme. Sipas kësaj medie diskutimet e brendshme mes organeve bashkë-kompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

"Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut"-shkruan artikulli.

Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkelen të drejtat e njeriut.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë