Greqia i kërkon Bashkimit Europian
evakuimin e shpejtë të refugjatëve
Greqia i ka kërkuar Bashkimit Europian të përshpejtojë zhvendosjen e emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendeve të tjera anëtare, në bazë të një plani të miratuar vitin e kaluar për të lehtësuar presionin mbi shtetet që përballojnë në vijën e parë krizën e emigrantëve.
Greqia i ka kërkuar Bashkimit Europian të përshpejtojë zhvendosjen e emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendeve të tjera anëtare, në bazë të një plani të miratuar vitin e kaluar për të lehtësuar presionin mbi shtetet që përballojnë në vijën e parë krizën e emigrantëve.
Sipas planit në fjalë, 160 000 refugjatë do të mund të zhvendoseshin përgjatë dy viteve drejt Europës qendrore, por deri tani më pak se 4 000 njerëz janë larguar nga Greqia dhe Italia, ndërsa shumë shtete anëtare të BE-së ngurrojnë të mirëpresin refugjatët azilkërkues.
Janis Muzalas, ministër i Emigracionit, tha: “Në këtë moment ne kemi 7 000 njerëz të gatshëm për t’u zhvendosur dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë të detyruara t’i pranojnë ata. Për këtë arsye ne kërkojmë që ky hendek të plotësohet”.
Ministri grek i Emigracionit, Janis Muzalas, i cili ka deklaruar se do të nisë një turne diplomatik në shumë shtete anëtare të BE-së për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, ka bërë publike edhe disa të dhëna shokuese nga regjistrimi i rreth 58 000 refugjatëve që ndodhen në Greqi.
Kështu, prej 27 600 të atyre që kanë përfunduar kërkesën për azil, gati gjysma (46%) janë fëmijë, ndërsa gjithsej fëmijët e pashoqëruar janë rreth 1220. Nëse nuk do të ekzistonte marrëveshja e BE-së me Turqinë në Greqi do të kishim edhe 180 000 emigrantë të tjerë, ka theksuar ministri grek.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50.5%
-
Jashtë
18.1%
-
Nuk lëviz
31.4%
Vota total: 987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet
7 Gusht, 12:32
-
VIDEO/ Armando Broja s'gjendet as në stol, Real Madrid fiton 2-1 kundër Chelseat
7 Gusht, 12:30
-
Iran/ 2 vajza pa shami keqtrajtohen nga policia e moralit
7 Gusht, 12:29
-
Po gërmomin për ar, 'gjuetarët' e thesareve bëjnë zbulimin prehistorik
7 Gusht, 12:27
-
Veliaj: Marrëveshje me 2 kompani britanike e gjermane, për transparencë maksimale! Do kalojnë në filtër si merren vendimet në bashkinë e Tiranës dhe si zbatohen
7 Gusht, 12:11
-
Washington Post: Irani mund t'i rishikojë planet e ‘hakmarrjes’ për sulm ndaj Izraelit
7 Gusht, 12:07
-
KQZ i hoqi mandatin, Fredi Beleri e ankimon në KAS
7 Gusht, 11:54
-
'Mbi 500 kg kokainë' SPAK: Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ergys Dashin, trafikuan lëndën narkotike nga Amerika e Jugut në Holandë
7 Gusht, 11:53
-
Çiftet që garojnë në Lojërat Olimpike 'Paris 2024', zbuloni historitë e veçanta
7 Gusht, 11:44
-
Himara- Një vështrim në opinionin grek
7 Gusht, 11:40
-
Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë
7 Gusht, 11:20
-
Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni
7 Gusht, 11:12