Kryeministri i qeverisë së re greke Aleksis Tsipras ka marrë votëbesimin në parlament për planin e ri ekonomik të paraqitur 2 javë pas zgjedhjes si drejtues i vendit. Paketa qeveritare e Tsipras u votua me 162 vota pro nga partia e tij e së majtës radikale Syriza dhe nga partia e vogël e së djathtës euroskeptike Anel, me të cilën u arrit koalicioni qeverisës.
Ata që votuan kundër këtë plan ishin 137 deputetë të opozitës. Kryeministri i vendit riformuloi sfidën ndaj Bashkimit Europian për një rinegocjim të borxhit, duke theksuar se Greqia e re refuzon masat shtrënguese të daljes nga kriza pasi ajo i ka çuar në një “jete në mjerim”.

Ndërkohë sot ministri i finanzave greke Yanis Varoufakis do t’ia prezantojë këtë plan dhe Eurogrupit, në 5 pika të ndara. Fillishisht greqia kërkon lejën për emëtimin e 8 miliard obligacionesh qeveritare; së dyti marrja e përfitimeve që bankat qëndrore të BE-së kanë përfituar nëpërmjet bonove të greqisë; së treti të hiqet 30% i Memorandumit; së katërti të rinovohet ligji i balancit të 2015-tës duke reduktuar tepricat; dhe së pesti të bëhet një “shkëmbim” i obligacioneve me bono të reja më afatgjatë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)