Greqia jashtë Eurozonës? Britania Përgatitet për shtypjen e dhramisë
Këtë lajm e ka bërë të ditur agjensia e lajmeve Reuters, e cila i është referuar një burimi anonim nga ana e kompanisë, e cila është prodhuesja më e madhe në botë e kartëmonedhave.
LONDËR - Kompania e britanike e prodhimit të kartmonedhave, “De La Rue” tani ka ganit një plan emergjence për shtypjen e dhrahmive. Këto masa po merren në rast se Greqia largohet nga Eurozona. Këtë lajm e ka bërë të ditur agjensia e lajmeve Reuters, e cila i është referuar një burimi anonim nga ana e kompanisë, e cila është prodhuesja më e madhe në botë e kartëmonedhave. Sipas të njëjtit burim është bërë e ditur se tani një printer kolosal parash është në gadishmëri dhe po përgatitet në përputhje me rrethanat. Pak kohë më parë komisioneri europian i tregëtisë, Karel De Gucht deklaroi se Komisioni Europian dhe Banka Qëndrore Europiane janë duke punuar për një skenar emergjent në rast se Greqia lë hapësirën e monedhës së përbashkët, deklaratë që përgenjeshtroi disa orë më vonë komisioneri i Ekonomisë, Olli Rehn duke theksuar se as Greqia nuk do lërë euron dhe as marrëveshja e ndihmës nuk do të rinegociohet.
(sç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.2%
Vendos filtra
16.7%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8153
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?