Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka ritheksuar se Athina do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.

Ne mbështesim plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë. Do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane. E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian

Nikos Kotzias

Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa tre janë vendet skeptike për negociatat, Gjermania, Franca dhe Holanda.