Greqia do të jetë një nga shtete europianë që do të mbështesë hapjen e negociatave për vendin tonë. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis. “Mirë apo keq nga të dy shtetet nuk janë plotësuar të gjitha kushtet që duhen.
Ekziston një raport i KiE i cili thotë që kushtet janë plotësuar por ka edhe disa shtete që thonë që të ndërpritet procesi i zgjerimit. Ne besojmë se procesi I zgjerimit duhet të vazhdojë, por me disa parakushte specifike, që ato kushte që nuk janë përmbushur nga dy shtetet që synojnë të jenë anëtare në BE të plotësohen me shpejtësi në një të ardhme të afërt.”
Përsa i përket idesë së disa shteteve të Be për ndarjen e procesit të hapjes së negociatave midis Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut Varvitsiotis u shpreh kundër. Sipas tij Greqia beson se për të mirën e stabilitetit në rajon procesi I integrimit të dy shteteve në BE duhet të jetë i përbashkët.
“Ne besojmë se procesi i integrimit i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet të bëhet njëkohësisht. Domethënë nuk jemi dakort për ndarjen e procesit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Besojmë se të dyja këto vende duhet të vlerësohen bashkarisht. Kjo sepse çdo avantazh ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mbetja pas e Shqipërisë në këtë proces do të krijojë më shumë rrezik destabiliteti se sa do të japë një mesazh vazhdimësie për palën e Maqedonisë së Veriut.”
Pavarësisht se Greqia është pro hapjes së negociatave ministri plotësues i jashtëm shprehet se shteti fqinj ka edhe kushtet e veta ndaj Shqipërisë për të mbështetur integrimin në BE.
“Nga Shqipëria ne kërkojmë më shumë gjëra që kanë të bëjnë me të drejtat e minoritet grek atje, si autonomia për çështjet e pushtetit vendor, e drejta e pronës, e në veçanti çështja e pronave në Himarë. Por janë edhe disa tema të tjera që kanë të bëjnë me fqinjësinë e mirë si ajo e irredentizmit nacionalist në librat e hartat shkollore, por edhe marrëveshja për përcaktimin e kufijve detare".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor 2024, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor 2024, 19:32
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor 2024, 15:35
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor 2024, 19:52
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator 2024, 08:19
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator 2024, 19:03
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht 2024, 13:22
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik 2024, 14:39
-
Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë
10 Korrik 2024, 09:31
-
Mitsotakis nga samiti i NATO-s: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut, e panegociueshme
9 Korrik 2024, 21:53
Këta janë bishti i tiganit, nuk i pyet askush!
Përgjigju