Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias i ka drejtuar Berlinin zyrtarisht kërkesën e qeverisë Greke për pagesën e dëmshpërblimeve të Luftës së II-të Botërore, por përgjigja e homologut të tij Gjerman është një “JO” e vendosur.

Pavarsisht ankesave të Greqisë për masat shtrënguese, borxhin e shpëtimit dhe tensionet për pagesën e tij, Frank Walter Steinmeier nuk u kushton asnjë rëndësi, aq më pak kërkesave për dëmshpërblimin e periudhës së pushtimit nazist, duke e sqaruar këtë çështje njëherë e mirë në një konferencë në Berlin.

“Ne gjermanet jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë politike dhe morale për ngjarjet mes 1941 dhe 1944 në Greqi. E megjithatë, ne jemi të vendosur se të gjitha masat e dëmshpërblimit, përfshirë dhe kreditë e detyruara, janë përcaktuar juridkisht një herë e përgjithmonë”.

Gjermania refuzon se i detyrohet ende diçka Greqisë për Luftëne II-të Botërore pas pagesës së 115 milion markave gjermane në 1960-tën. Por Athina nga ana e saj e ka konsideruar këtë shumë vetëm si një pagesë fillestare.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)