Greqia kalon natë tmerri, era ‘tërboi’ flakët që ‘gllabëruan’ dhjetëra banesa! Qindra banorë të evakuuar

Greqia po përballet me flakë të shumta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë rajonin. Mbrëmjen e djeshme situata ka qenë alarmante ku qindra banorë janë evakuuar nga forcat e zjarrfikëses pasi era e fortë ka favorizuar flakët në drejtim të banesave. Në rastet kur ka pasur kundërshtime, Policia ka ndërhyrë për evakuimin e tyre pasi jeta e tyre është në rrezik.

Deri më tani raportohet për 7 të lënduar nga flakët, ku mes tyre bëhet fjalë për një zjarrfikës dhe një vullnetar që ka ndihmuar në shuarjen e flakëve. Ndër zonat më problematike mbrëmjen e djeshme ka qenë Atika, ku beteja me flakët ka qenë shumë e madhe.

Situata vijon të mbetet ende kritike edhe në Evia, Ilia, Laconia, Messinia , Fokida si edhe në Afidnes. Sipas mediave greke raportohet edhe për shtëpi të djegura, ndërsa flakët kanë arritur edhe në një varrezë makinash, ku për pasojë ka pasur shpërthime të mëdha.

Ditën e sotme qytetarët grekë janë zgjuar me frikë e pasiguri. Kryebashkiaku i Oroposit, Z. George Giasimakis ka thënë se zonën që ai mbulon, flakët po favorizohen nga era dhe po u afrohen shtëpive të fshatit.

“Zjarri është rreth e rrotull vendit, ka filluar të afrohet pranë shtëpive të fshatit. Një erë e lehtë mbizotëron në vend, dhe po favorizon flakët”, tha kryebashkiaku.

Zjarrfikësit kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës, ndërsa ditën e sotme në ndihmë të tyre  janë edhe 83 ushtarë nga Franca që kanë mbërritur në orët e para të mesnatës. Ndërsa gjatë ditës pritet të vijnë nga Franca edhe dy helikopter Canard për të bërë ndërhyrjen nga ajri.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon