Greqia kërcënon Shqipërinë
Kotzias: Jemi më të fortë se ju

Greqia kërcënon Shqipërinë<br />Kotzias: Jemi më të fortë se ju
Greqia tregon dhëmbët. Në një gjuhë larg diplomatikes, ministri Jashtëm grek ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame.
 
Nikos Kotzias në një intervistë për gazetën “Tribunë” ka përmendur dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë për të treguar epërsinë greke ndaj Shqipërisë.
 
Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike.
 
Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare.
 
Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët
”ka thënë Kotzias.
 
Një tjetër paralajmërim vjen dhe në drejtim të negociatave të anëtarësimit, që vendi ynë synon të hapen brenda këtij viti.
 
T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian.
 
Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre
” ka vijuar kreu diplomacisë greke sipas të cilit bashkëqeverisja me çamët ka ndikuar dhe tek politika e Tiranës zyrtare.
 
Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke.
 
Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj
”, deklaron më tej Kotzias.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'