Greqia lehtëson kufizimet anti-COVID,  heq kërkesën për karantinë për udhëtarët nga BE

Greqia lehtëson kufizimet anti-COVID,  heq kërkesën për karantinë për udhëtarët nga BE

Duke nisur nga dita e sotme, Greqia hoqi kërkesën e saj për karantinë shtatë ditore për udhëtarët nga Bashkimi Evropian me kusht që ata të jenë vaksinuar ose testuar negativisht paraprakisht për COVID-19 gjatë 72 orëve të mëparshme.

Masa vlen  edhe për udhëtarët nga Australia, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, MB dhe SHBA, tha  Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (YPA).

Turistët do të duhet të paraqesin një certifikatë në anglisht, duke vërtetuar se ata janë imunizuar plotësisht me dozën e dytë të paktën 14 ditë para datës së udhëtimit.

Masa do të jetë në fuqi deri më 26 prill, thuhet në rekomandimin e autoritetet civil. dhe të gjithë udhëtarëve të tjerë ndërkombëtarë do t'u kërkohet të tregojnë një test negativ pas mbërritjes dhe të vetë-izolohen për shtatë ditë.

Autoritetet do të vazhdojnë të kryejnë kontrolle në vendet ku ndodhen personat të cilët kanë rezultuar pozitiv.

Qeveria kishte njoftuar muajin e kaluar se kishte në plan të rihapte kufijtë e saj për turistët e huaj të cilët ose ishin vaksinuar, kishin kaluar sëmundjen ose ishin testuar negativisht në maj.

Ajo theksoi në atë kohë që udhëtarët do t'i nënshtroheshin të njëjtave rregulla COVID-19 si banorët, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskave në publik, megjithëse shpresonte që situata epidemiologjike do të ishte përmirësuar mjaftueshëm për lehtësimin e kufizimeve.

Vendi aktualisht po përjeton një kulm të ri të pandemisë, me dhjetëra vdekje dhe më shumë se 1,500 raste të reja çdo ditë.

Që nga fillimi i krizës globale të shëndetit, vendi ka shprehur keqardhje për vdekjen e rreth 9,500 njerëzve dhe ka regjistruar mbi 315,000 infeksione.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia