Qeveria Greke ka arritur një marrëveshje per "Paketën e tretë të shpëtimit" prej 86 miliardë eurosh në negociatat me institucionet Europiane, raporton Anadolu Agency.

Agjencia greke e lajmeve AMNA ka njoftuar se në fund të negociatave që kanë zgjatur pa ndërprerje për 22 orë mes palëve është arritur marrëveshje e ndërsjellë në tema të rëndësishme si fondet e privatizimit, kreditë e pa-paguara dhe liberalizimi i tregut të energjisë.

Në lajmin e agjencisë theksohet se në lidhje me parakushtet e parashtruara kundrejt ndihmës së re ende ka disa paqartësia, por se këto do të zgjidhen në bisedimet mes grupeve teknike.

Ndërsa ministri grek i Financave, Euklidi Tsakalotos në një deklaratë për shtyp tha: "Është arritur marrëveshje me kreditorët në temat kryesore, dhe disa çështje të parëndësishme kanë mbetur për tu zgjidhur më pas."

Qeveria e Greqisë ka nënshkruar me kreditorët për pagesën prej 3.2 miliardë eurosh që do ti shlyejë Bankës Qendore Europiane deri në 20 gusht, dhe synon që të marrë një kredi prej 25 miliardë eurosh në kuadër të "paketës së tretë të shpëtimit" prej 86 miliardë eurosh.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare në negociatat me institucionet Europiane, Athina zyrtare ditën e enjte tekstin e marrëveshjes që do të dërgohet nga Europa do ta miratojë në Parlament. Ndërsa ditën e premte pas takimit të liderëve të Eurogrupit, deri më 18 gusht do të nisë procesi për miratimin e marrëveshjes së re në parlamentet e vendeve të Eurozonës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)