Greqia miraton marrëveshjen e re
Tsipras: Nuk zgjodhëm vetëvrasjen
Pas bisedimeve maratonë që zgjatën deri sot në mëngjes, parlamenti grek vendosi të miratojë marrëveshjen e tretë me kreditorët ndërkombëtarë. Marrëveshja përfshin rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve në këmbim të një borxhi prej 85 miliard euro. Votimi tregoi se kryeministri Aleksis Tsipras arriti t'i mbijetojë rebelimit brenda partisë së tij SYRIZA.
Pas bisedimeve maratonë që zgjatën deri sot në mëngjes, parlamenti grek vendosi të miratojë marrëveshjen e tretë me kreditorët ndërkombëtarë. Marrëveshja përfshin rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve në këmbim të një borxhi prej 85 miliard euro. Votimi tregoi se kryeministri Aleksis Tsipras arriti t'i mbijetojë rebelimit brenda partisë së tij SYRIZA.
Marrëveshja morri 222 vota pro, 64 kundër dhe 11 abstenime, por pati 31 kundër dhe 11 abstenime mes anëtarëve të vetë Sirizas, çka përbën numrin më të madh të deputetëve brenda partisë që i kundërvihen qeverisë. Përpara votimit kryeministri Aleksis Tsipras i kërkoi deputetëve të miratojnë planin e tretë të shpëtimit për të garantuar mbijetesën e vendit.
“Nuk pendohem për marrëveshjen, edhe pse nuk mund të konsiderohet një triumf”-tha Tsipras gjatë fjalimit në parlament. Kryeministri grek shpjegoi se plani i tretë i shpëtimit është një zgjedhje e detyruar e qeverisë pasi kishte ezauruar të gjitha mundësitë e tjera për të negociuar.
“Kemi marrë përsipër përpara popullit grek zgjedhjen e të luftuarit për mbijetesë në vend të vetëvrasjes”-shtoi Tsipras.
Votimi i paketës u parapri nga orë të tëra debate të ashpra në parlament. Sipas raportimeve në media, Tsipras do të kërkojë javën e ardhshme votëbesimin në parlament.
Ndërkaq marrëveshja e miratuar do të diskutohet sot pasdite nga ministrat e financave të eurozonës. Greqia përballet me afatin urgjent të 20 gushtit, kur duhet ti paguajë rreth 3,2 miliardë euro Bankës Qendrore Europiane. Nëse deputetët nuk do të binin dakord, BQE do të kishte ndaluar dhënien e fondit të emergjencës për bankat greke.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.8%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20