Greqia mirëpret tërheqjen e anijes kërkimore turke ‘Oruc Reis’! Mitsotakis: Hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve

Greqia mirëpret tërheqjen e anijes kërkimore turke ‘Oruc Reis’! Mitsotakis: Hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve

Anija kërkimore turke 'Oruc Reis'

Teksa anija kërkimore turke "Oruc Reis" është rikthyer në Antalia, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha sot se ky është hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve në mes të dy vendeve.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën së fundmi lidhur me pretendimet e të dyja palëve për burimet natyrale Mesdheun Lindor.

“Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime”, u tha në gazetarëve në Selanik, kryeministri grek, Mitsotakis.

Ai tha se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

“Hapi i parë (nga Turqia) do të përmirësojë situatën sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ai.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përkeqësuan, pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo.

Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë.


Lajmi kryesor:

Mesdheu Lindor/ Në luftën për gaz, pas Rusisë edhe SHBA-ja… të gjithë duan të luajnë rolin e ndërmjetësit (VIDEO)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?