Greqia në alarm, përforcon kufirin tokësor me Turqinë

Greqia në alarm, përforcon kufirin tokësor me Turqinë

Greqia ka nxituar për të përforcuar kufirin e saj tokësor me Turqinë, pas frikës në rritje mbi fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve që kalojnë kufirin. Sipas “Guardian”, patrullat e Policisë greke u shtuan pasi autoritetet vendore thanë se rritja e të ardhurve nga toka ngjante me fluksin e emigrantëve në ishujt e Egjeut pranë bregut turk.

 Rreth 2,900 njerëz kaluan kufirin tokësor në muajin prill, duke e tejkaluar numrin e atyre që mbërritën nga deti, sipas Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR). Shifra është sa gjysma e numrit të përgjithshëm të kalimeve ilegale të kufirit në Greqi, gjatë gjithë vitit 2017.

Duke folur nga qyteti kufitar Orestiada, kryetari i bashkisë, Dimitris Mavrides, tha për britaniken “Guardian” se “Objektet tona të pritjes janë të mbingarkuara dhe gjërat janë në prag të daljes nga kontrolli. Qeveria ka dërguar vetëm 120 policë shtesë dhe nuk janë të mjaftueshëm. Frontex gjithashtu duhet të ndërhyjë”, tha ai, duke iu referuar agjencisë së kufirit dhe të rojës bregdetare të Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)