Forcat kufitare në Greqi janë në gjendje gatishmërie me qëllim që të parandalohet një krizë emigrantësh, siç ndodhi më 2015, tha Qeveria greke të enjten.
Këto deklarata të zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë vijnë teksa pushtetin në Afganistan e kanë marrë talebanët.
Ndryshe nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Greqia është e shqetësuar se zhvillimet e fundit në Afganistan mund të nxisin një krizë të re të emigrantëve, në përmasa të njëjta sikurse në vitin 2015, dhe po kërkon që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
“Të gjitha forcat në kufij janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Yannis Economou gjatë një konference për media.
Ministria e Jashtme greke po koordinon veprimet për të sjellë në Greqi tetë shtetas afganë, që kanë bashkëpunuar me forcat greke, shtoi ai.
“Ne nuk do të ndalemi derisa t’i sjellim ata në Greqi”, tha Economuo.
Greqia ishte në vijën e parë të krizës me emigrantë në Evropë më 2015, kur pothuajse një milion persona, që ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë.
Lajmi kryesor:
Afganistan/ Talebanët vrasin familjarin e gazetarit të DW! Bllokojnë aeroportin e Kabulit, s'lejojnë bashkëpunëtorët e SHBA-NATO të largohen, i kërcënojnë me vdekje
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina thotë se SHBA-ja po 'luan me zjarrin', për shkak të mbështetjes së Tajvanit
22 Dhjetor, 15:15
-
Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj
21 Dhjetor, 19:23
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
SHBA/ Joe Biden: Do marr pjesë në inaugurimin e Trump! Nuk do ndjek shembullin e tij 'fëmijëror' 4 vite më parë
19 Dhjetor, 19:42
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor, 15:12
-
Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)
14 Dhjetor, 20:32
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
13 Dhjetor, 10:10
-
Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase
12 Dhjetor, 20:58
-
Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane
12 Dhjetor, 20:52
-
Pas djalit të tij, Biden fal 39 të burgosur dhe zvogëlon 1500 dënime
12 Dhjetor, 14:23
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor, 21:11
-
Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit
9 Dhjetor, 09:41