ATHINE- Ministria greke e Ambientit dhe e Energjetikës njoftoi rritjen e parë të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2013, rritje që do ta pasojnë edhe dy të tjera brenda po këtij viti.

''Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë mes 8,62 për qind dhe 12,73 për qind për familjet, dyqanet, industritë e vogla dhe fermerët'', deklaroi zëvendësministri i Ambientit dhe i Energjetikës, Maqis Papagjeorgjiu.

Rritja e parë e çmimit, 8,62 për qind, do të jetë për tri muajt e parë të vitit, ndërkohë që në fund të marsit do të vendoset edhe rritja e dytë, që i korrespondon periudhës prill-qershor 2013. Rritja e tretë prej 12,73 për qind do të bëhet në korrik.

(atsh/sg/shqiptarja.com)