Greqia mori vendimin që të mos e çelë kufirin me Shqipërinë. Pas këtij vendimi nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë mundur të kalojnë vetëm shqiptarë rezident në Greqi, qytetarë që për arsye të ndryshme të shoqëruar me dokumentet përkatëse iu është dashur dalja drejt Greqisë si dhe mjetet e transportit të mallrave,ndërsa për qytetarë me pasaporta biometrike kalimi është i pamundur.
Por sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dalja drejt shtetit grek ka qenë e pamundur edhe për këta shtetas të huaj të cilët përmes Shqipërisë kërkuan të kalojnë kufirin tranzit.
Situata prej Covid-19 ka qenë pengesa qe iu ndalon kalimin në Greqi ky ka qenë shpjegimi që kanë marrë nga pala greke turistët nga Mali i zi dhe Çekia.
"Shkuam në këmbë për të pyetur nëse kemi mundësi që të kalojmë për në Greqi. Nuk e dimë, shkuam aty dhe u kthyem në makinë. Do të shkojmë diku pasi se dimë nëse do të kthehemi apo do të na lejojnë të kalojmë kufirin", shprehet turistja nga Çekia.
"Jemi shtetas turq, vij nga Mali i Zi, punoj atje, kam kompaninë, jetoj atje dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm prej një jave me ambasadën e më thanë që po lejohesh të kalosh. Por nga sot nuk u lejuam. Ne jemi qytetarë tranzit. Na lejuan në kufirin shqiptar, nuk na thanë gjë, por kur erdhëm këtu na thanë që u mbyllëm përsëri. Të gjithë kaluan para orës 9 kurse ne nuk mundëm. Nuk e di se çfarë do të bëhet nëse do të kthehem në Mal të Zi apo do t'i bie nga Maqedonia, Bullgaria e më pas në Turqi. Është nxehtë dhe jemi të lodhur", thotë një turiste tjetër.
Të gjendur në këtë situatë turistëve të huaj u është dashur që të kthehen mbrapsht.
Edhe pika doganore e Kakavijës nuk do të jetë e aksesueshme edhe pas datës 1 korrik, pasi mungojnë tunelet dezinfektuese në palën greke.
Pas debateve të shumta për hapjen ose jo të kufirit me Greqinë, ambasada helene në Tiranë ka sqaruar përfundimisht se si do të procedohet me lëvvizjen e qytetarëve, ku lejohet të kalojnë vetëm disa kategori.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor 2024, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor 2024, 19:32
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor 2024, 15:35
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor 2024, 19:52
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator 2024, 08:19
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator 2024, 19:03
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht 2024, 13:22
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik 2024, 14:39
-
Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë
10 Korrik 2024, 09:31