Greqia pretendon se do ta ketë vaksinën antiCovid në muajt e parë të vitit 2021

Greqia pretendon se do ta ketë vaksinën antiCovid në muajt e parë të vitit 2021

Greqia është e bindur se nëse gjithçka shkon mirë, mund ta këtë vaksinën të disponueshme për qytetarët e saj brenda muajit janar 2021

Teksa tashmë është krijuar një ekip nga Ministria e Shëndetësisë, qëllimi i të cilit është të ekzaminojë të dhënat e vaksinave më premtuese dhe të negociojë sasi dhe çmime me prodhuesit e tyre, kreu i Organizatës Greke të Barnave (EOF), Dimitrios Filippou tha për “Ekathimerini” se “Ne jemi në pritje të zhvillimeve”  dhe se “Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, në fillim të vitit 2021, ne mund të kemi një vaksinë për përdorim komercial.”

Filippou tha gjtihashtu se sigurimi i vaksinave për secilin vend do të varet nga aftësia prodhuese e kompanive që i zhvillojnë ato dhe nëse ato rezultojnë të efektshme.

Edhe Serbia deklaroi javën e kaluar se Beogradi do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri deri në fund të vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me një vend, që sipas tij ka përfunduar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.

“Shpresojmë se para fundit të vitit do të mund ta kemi atë vaksinë. Do të ishte shpëtim për Serbinë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiç por nuk tha se për cilin vend bëhet fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike