Athina zyrtare ka reaguar edhe për sherrin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, mesditën e kësaj të enjte. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme greke i kërkon Tiranës që të përmbushë detyrimet e veta në respektimin e të drejtave të minoritetit.
 
"Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojnë incidentet e  papranueshme të dhunës që ndodhi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare dhe ato europiane në respektimin e të drejtave të minoritetit grek, duke përfshirë edhe të drejtën e pronës", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com